Loading...

Thursday, December 09, 2021

Ministrja Haxhiu kërkon reagimin qytetar lidhur me përgjimet në prokurori

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një konference të jashtëzakonshme ka thënë se po përcjell me shqetësim dhe që është e tronditur nga përgjimet që kanë dalë në sistemin e drejtësisë.

Ai ka kërkuar një reagim shoqëror që sipas saj kishte ndodhur derisa ishte publikuar afera “Pronto” vite më parë.





“Kambanat për cenimin e drejtësisë po bien sërish vite pas “Ponto” aferës. Kanë kaluar disa ditë që nga nisja e publikimit të këtyre përgjimeve nuk kemi parë reagime shoqërore, mediat dhe shoqëria civile. Janë të pakta mediat që kanë publikuat këto përgjime. Nuk po ndodh e njëjta sikur me aferën “Pronto” kur ka pasur edhe protesta”, është shprehur ajo.





“Çfarë po ndodh është një skandal shumë i madh që s’po ka asnjë reflektim. Prandaj kam dalë në konferencë që të thërras për reagim shoqëror. Si ministre është e papranueshme që për një skandal që po ndodh në Republikën e Kosovës në institucione është shumë me rëndësi të mos flasë vetëm qeveria”.

Haxhiu ka thënë se nuk është në kompetencën e saj për ta shkarkuar Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, ndërkaq ka theksuar nevojën për vetting në sistemin e drejtësisë.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *