Loading...

Sunday, December 05, 2021

Molliqaj: PDK-së nuk i duhet një Lumir që e shet demokracinë për interesa të ngushta

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, ka publikuar një shkrim, mesazh për PDK-në, ku i rekomandon të mos e ndjekë shembullin e LDK-së me Lumir Abdixhikun.





“Zgjedhjet në PDK nuk janë punë e imja, prandaj nuk dua të flas për emra. Çfarë më intereson është e ardhmja e opozitës në Kosovë. Për bindjen time, lakimi i emrave pa pyetjen mbi rrugën që do të ndiqet s’ka asnjë dobi. Sulmi flagrant ndaj KQZ-së duhet të jetë alarm për rreziqet që e presin vendin. PDK-së nuk i duhet një Lumir që e shet demokracinë për një llogari të ngushtë elektorale.





Shikojeni Lumirin, cili është mësimi?! S’ka nënshkrime për Gjykatën Kushtetuese sepse synojmë votat e humbura nga Presidentja vegël. Rrjedhimisht, vegël e veglës. Secila llogari është e pamatshme përballë ruajtjes së lirive politike e ambientit demokratik në shoqëri dhe institucione”, shkruan Molliqaj.





Shkrimi i plotë:Shikojeni Lumirin, ai është mësimi,Regjimet autoritare të ditëve të sotme kanë marrë krye jo vetëm si rezultat i ekzistencës së partive e liderëve autoritarë. Ndër të tjera, ato janë sot temë e ditës edhe si rezultat i një mungese. Kjo mungesë është mungesa e një kritike të duhur që shtron rrugën drejt një opozite që bën rezistencë e hap shtigje të reja.





Zgjedhjet në PDK nuk janë punë e imja, prandaj nuk dua të flas për emra. Çfarë më intereson është e ardhmja e opozitës në Kosovë. Për bindjen time, lakimi i emrave pa pyetjen mbi rrugën që do të ndiqet s’ka asnjë dobi. Sulmi flagrant ndaj KQZ-së duhet të jetë alarm për rreziqet që e presin vendin. PDK-së nuk i duhet një Lumir që e shet demokracinë për një llogari të ngushtë elektorale.





Shikojeni Lumirin, cili është mësimi?! S’ka nënshkrime për Gjykatën Kushtetuese sepse synojmë votat e humbura nga Presidentja vegël. Rrjedhimisht, vegël e veglës. Secila llogari është e pamatshme përballë ruajtjes së lirive politike e ambientit demokratik në shoqëri dhe institucione.





Përpjekja për t’u dëshmuar para propagandës që na vjen si “opinion publik” në formën e kërkesave për ndryshim është pranim i pushtetit si instancë ideologjike. Sa më shumë i nënshtrohemi këtij gjykimi më fajtor do të ndjehemi. Kjo
është një dinamikë mizore që fundos e desubjektivizon sepse instanca e gjykimit është jashtë autonomisë tënde.





Opozita do të ketë sukses nëse do të arrijë t’i artikulojë e t’iu përgjigjet detyrave të kohës. Suksesi i UÇK-së është guximi në kohë. Kjo trashëgimi ka lidhje të mirë ekuivalence me kërkesat e sotme. Thirrja universale e saj përshtatet e frymëzon betejën për shoqëri demokratike. Bashkimi rreth këtyre çështjeve duhet të jetë bashkëpunimi i opozitës e bashkimi i njerëzve.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *