Loading...

Tuesday, December 07, 2021

“More, a nuk asht pak si tepër kjo?”/ Lajçi i del në mbrojtje kryeministrit Kurti, ka disa fjalë për mërgimtarët që po e kritikojnë





Me vendimin e ri që ka marrë Qveria Kurti, mërgata nuk do ta paguajë policën kufitare.Mirëpo, një gjë të tillë e kritikuan shumë mërgimtarë, me arsyetimin se “Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfer i Kosovës të më paguhet sigurimi”.E ndaj këtyre kritikave të disa mërgimtarëve ndaj kryeminsitrit Kurti, ka reaguar aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi.





Lajçi ua rikujtoi këtyre mërgimtarëve kohën kur ankoheshin për pagesën e polisës së sigurimit!“M’kujtohet t’keni thanë: Krejt Evropën e kalojmë me polisën që e kemi, e n’Kosovë nuk e njohin, por duhet ta paguejmë sërish. A jemi edhe ne shqiptarë, pyesnin me nervozizëm n’kufi!?Tani ankohen! Pse me pagua Qeveria sigurimin për mërgimtarët thonë, edhe shkruejnë letra Kryeministrit (si ky) i bekuemi!”, shkroi aktori Lajçi në Facebook.





Postimi i plotë
Eh more t’bekuem S’po di si me iu kuptua o mërgimtarët e mi!Shumë vite ua keni hangër trutë pushtetarve tuej me ankesa të lloj-llojshme. Por mbi të gjitha për polisën e sigurimit!M’kujtohet t’keni thanë: Krejt Evropën e kalojmë me polisën që e kemi, e n’Kosovë nuk e njohin, por duhet ta paguejmë sërish.A jemi edhe ne shqiptarë, pyesnin me nervozizëm n’kufi!?Tani ankohen! Pse me pagua Qeveria sigurimin për mërgimtarët thonë, edhe shkruejnë letra Kryeministrit (si ky) i bekuemi!





“Unë nuk kam nevojë që nga buxheti i varfer i Kosovës të më paguhet sigurimi. A mos vallë gjyshes sime 92 vjeqare ia ndale shtesen e pensionit, për sigurimin e makines sime, që kushton disa mijëra euro ? Apo ndoshta edhe veteranve të luftës do ua ulë pensionet, për t’iu hy në “hater” mergimtarve?”, ka shkruar ai në Facebook.More, a nuk asht pak si tepër kjo? Po çfar të ndalunit shtesa pensioni e çfarë bakrraçi ore, po ejani e çmalluni me familiarët tuej!





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *