Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Motra e gruas së Bujar Dugollit bëhet u.d e Koordinatores në Zyrën Ligjore të KEK-ut





Punësimet familjare kanë qenë një nga kritikat që ka marr më së shumti Qeveria Kurti 2.

Dyshimet për avancime familjare janë edhe në Zyrën Ligjore të KEK-ut.

Indeksonline ka mësuar se motra e gruasë së Bujar Dugollit, Fjolla Bujupi-Aliaj është bërë u.d e Kordinatores së Zyrës Ligjore.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i KEK-ut për media, Skender Bucolli.

“Në lidhje me pyetjet e parashtruara Ju bëjmë me dije se znj. Fjolla Bujupi—Aliaj, ka qenë këshilltare ligjore dhe tani është duke ushtruar detyrën e koordinatorit/es në zyrën ligjore”, u shprehë ai.





Fjolla Bujupi-Aliaj e ka motër Mimoza Dugollin që është bashkëshortja e analistit të njohur, Bujar Dugolli.

Analisti televiziv, Bujar Dugolli është një përkrahës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje. Po ashtu ai është vëllai i deputetit të LVV-së, Enver Dugolli.

Në kërkimet e bëra në Facebook del që Bujupi-Aliaj është edhe shoqja e shkollës fillore të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

Fjolla Bujupi-Aliaj do të jetë u.d e Kordinatores deri në shpallje të konkursit./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *