Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Motra e Ukshin Hotit: Ai po mbahet në burgjet e Serbisë, ende besoj se do ta takoj të gjallë





Motra e Ukshin Hotit, Myrvete Hoti-Kosumi, po beson se vëllai i saj gjendet në burgjet e Serbisë.E ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ajo është shprehur se ende beson që do ta takoj të gjallë Ukshin Hotin.

“Mendoj se ai është në burgjet e Serbisë. Kjo për shkak të inteligjencës së tij. Ata e kanë vlerësuar atë, e kanë parë rrezikun ndaj atij. Unë besoj që do ta takoj të gjallë. Derisa nuk del e kundërta, unë besoj ende”, ka thënë ajo.Ajo ka treguar se një serbe, e cila dhëndrin e kishte ushtarak i kishte treguar se Ukshin Hoti është gjallë në burgun e Nishit.





“Unë kam dashtë me gjet vëllain tim. Me një serbe 3 vjet kam pasur kontakte. Ajo më ka thënë se e ka pa Ukshinin në burg të Nishit. Ajo e ka pas qikën në administratë dhe dhëndrin ushtarak. Në prezencën time ajo ka thënë se ai është gjallë, por nuk lëvizke askush. Ajo më pyeste se çfarë është në pyetje pse nuk po lëviz askush”, ka deklaruar ajo.

Hoti-Kosumi thotë se deri tani nuk ka pasur mbështetje për zbardhjen e fatit të vallait të saj.“Deri tani nuk jam e kënaqur. Unë kam vrapuar edhe në Shqipëri edhe në Kosovë e Maqedoni. Kam kërkuar ku është vëllai im, por deri tani kam hasur në vesh të shurdhur. Nuk më ka përkrahur askush”, ka theksuar ajo.Ajo është shprehur se nuk do të dorëzohet kurrë së kërkuari Ukshin Hotin e të vërtetën për të.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *