Loading...

Sunday, December 05, 2021

Muja: Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive dhe njëetnik





Armend Muja, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në emisionin “Context” ka folur për akuzat e opozitës ndaj qeverisë, veçanërisht PDK-së.Muja ka folur për akuzat për asociacionin e komunave me shumicë serbe, ku janë akuzuar se nuk po arrijnë ta realizojnë. Ai ka theksuar se nuk do të ketë asociacion ashtu siç është menduar.





“Nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive dhe një etnik”, ka thënë Muja.Ai është përgjigjur edhe ndaj akuzave për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe mungesën e vaksinave. “Qëllimi për vaksinat është arritur, 200 mijë vaksina kanë ardhur nga donacionet dhe 1.2 milion janë kontraktuar“, tha Muja.

Ndërsa për dialogun ai tha se nuk do të ketë korrektim të kufinjëve dhe nuk po i ikin përgjegjësisë por janë të interesuar të shohin se çfarë kanë për të shtuar partitë politike opozitare.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *