Loading...

Saturday, January 29, 2022

Musliu i tregon Prindon Sadriut se ku mund ta tregojë dashurinë për uniformën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka kritikuar të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Kosovës në Shkup, Prindon Sadriu. Ajo në emisionin “Frontal” në T7, ka thënë se Sadriu nuk është ambasadorë rezident në Shkup dhe se këtë pozitë ia ka dhënë bashkëshortja e tij, shkruan Express.





Më tutje Musliu deklaroi se Sadriu për çdo ditë vjen me veturë zyrtare në Kosovë.

“Ai është ambasadorë me korrespodencë. Ai nuk është rezident, ambasadorë aktiv më Shkup. Ai çdo ditë endet në Kosovë me veturë zyrtare. Për çdo ditë Shkup-Prishtinë endet. Ai nuk është ambasadorë rezident. Atë e vuri në pozitë bashkëshortja e tij. Bashkëshorti i presidentes nuk guxon që ta keqpërdorë detyrën dhe pozitën e tij çfarëdo ”, ka thënë ajo.





Ajo më tutje tha se në Sadriu dashurinë për uniformën mund ta shfaq në forma të tjera.

“Nuk guxojmë që t’i lëmë që ta shkatërrojnë imazhin e FSK-së. Është investuar gjatë edhe nga shteti ynë edhe nga partnerët tanë. Nëse e don uniformën le ta merr le ta shtinë në vitrinë, ta vendos në xhamë dhe çdo mëngjes le të qohet ta shikojë dhe çdo mëngjes ta shikojë”, ka thënë Musliu.





Leave a Reply

Your email address will not be published.