Loading...

Monday, January 24, 2022

Musliu-Shoshi: Shpresat për t’u liberalizuar vizat me Qeverinë Kurti 2, kanë vdekur





Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi ka thënë se shpresat e qytetarëve për të udhëtuar pa viza në BE, me qeverinë Kurti 2, kanë vdekur.Musliu- Shoshi në një shkrim në “Facebook” ka shkruar se në prezantimin e punës 100 ditëshe të qeverisë, dy nga dy nga çështjet më të rëndësishme për vendin tonë liberalizimi i vizave dhe





strategjia ndaj shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk ishin temë e raportimit të Zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi.Postimi i plotë:Shpresat e qytetarëve tanë për të udhëtuar pa viza në BE, me qeverinë Kurti 2, kanë vdekur!





Në prezantimin e punës 100 ditëshe dy nga çështjet më të rëndësishme për vendin tonë 📌liberalizimi i vizave dhe📌strategjia ndaj shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës NUK ishin temë e raportimit të Zëvendëskryeministrit për Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi.Asgjë e re! Çdo premtim dhe çdo”parim” i fushatës zgjedhore rezulton të jet i pavlerë.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *