Loading...

Sunday, December 05, 2021

Ndodh edhe kjo / Zyrtari kosovar merr shtatë paga në muaj





Përderisa rreth 120 mijë persona janë në kërkim të një pune, në vend ka zyrtarë që mbajnë disa vende pune në të njëjtën kohë. Një prej tyre është edhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani. Express u sjell informacione rreth institucioneve ku punon i pari i IKSHP’së dhe të hyrave vjetore të tij.





Tash e 14 vite, Naser Ramadani, udhëheq me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Nga ky institucion, Ramadani merr 14 mijë euro çdo vit. Por, kjo nuk është paga e vetme që merr i pari IKSHP’së.Bazuar në regjistrin për deklarimin e pasurisë të publikuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ai pranon shtatë paga për çdo muaj.





Përveç parave që merr nga IKSHP-ja, ai merr edhe rreth tetë mijë euro nga Universiteti i Prishtinës, mbi 1 mijë euro të tjera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, rreth 5 mijë e 300 euro nga Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar dhe mbi 1 mijë e 700 euro nga Ministria e Shëndetësisë (nga Bordi i ShSKUK-së, Ramadani është shkarkuar nga Albin Kurti).





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *