Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Në sektorin privat ka raste kur punëtorët nuk marrin paga deri në 8 muaj

20 punëtorë gjatë vitit 2018, vdiqën në vendet e tyre të punës, si pasojë e mungesës së kushteve dhe sigurisë në punë, por edhe të mbikëqyrjes joefikase të punëdhënësve nga Inspektorati i Punës.Ndërsa, në pesë vjetët e fundit, në sektorin e sigurisë në punë, kanë humbur jetën 99 punëtorë në vende të ndryshme të punës.





Punëtorëve në Kosovë vazhdojnë t’u shkelen të drejtat elementare të punës, derisa një pjesë të madhe të fajit për këtë gjendje konsiderohet ta ketë shteti, thuhet në një raport të publikuar nga KDI-ja.
Vetëm brenda vitit të kaluar, kjo organizatë pranoi 60 raste të shkeljeve të ndryshme në vendin e punës, derisa punëtorët e sigurimit privat ishin ata që kishin raportuar shkeljet më të mëdha.





Konkurse të manipuluara, procedura gjyqësore të papërfunduara, punë 24-orëshe pa ndërprerë, mospagesë të kontributeve penisonale, mosdhënie e pagave deri në 8 muaj, privim nga pushimi vjetor dhe ai mjekësor, mospagesë për punën jashtë orarit të rregullt etj., janë disa nga shumë padrejtësi dhe shkelje me të cilat përballen punëtorët në Kosovë.





Në këtë raport, gjithashtu thuhet se shumë nga punëtorët, sidomos të sektorit privat, nuk kanë njohuri se cilat institucione janë përgjegjëse për të mbrojtur të drejtat e tyre.Aty theksohet se punëtorët ankohen për mungesë vizitash nga Inspektorati i Punës dhe gjithashtu mungesë përgjigjesh në rastet e ankesave anonime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *