Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Në uebfaqe të MPB’së figuron se Sveçla ishte pjesë e UÇK’së

Në uebfaqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më saktësisht në përshkrimin që i bëhet ministrit Xhelal Sveçla, ndër të tjera thuhet se më 1998’ën iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Lidhur me këtë gjë, ka reaguar ish-zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi, tashmë pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit, duke pyetur se në cilën zonë operative ka vepruar, shkruan Gazeta Express.





“Sipas uebfaqes zyrtare të MPB-së Xhelali qenka stomatolog me “profesion”, aty po ashtu po thotë se në vitin 1998 ju bashkua UÇK-së. Nga kurreshtja, në cilën ZOP të UÇK-së ka vepruar edhe a ka qenë ushtar?”, thuhet në postimin e tij.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *