Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Nga 1-10, si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavcit në reformimin e Arsimit?





Arbërie Nagavci u lind më 29 mars 1970 në Gjakovë. Studimet universitare i përfundoi për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe si dhe atë Juridik, në Universitetin e Prishtinës. Në të njëjtin universitet ka përfunduar edhe studimet Master të Shkencave Juridike Ndërkombëtare. Ajo është e çertifikuar si trajnere dhe kryefasilituese në programe të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në fushën e edukimit, lidershipit dhe udhëheqjes arsimore si dhe në të drejtat e njeriut/fëmijës. Mund të veçohet programi për Lidership në Washington DC, programi i Pearson për mësimdhënës, të Nivelit të 5 të BTEC.





Ajo ka një përvojë të gjatë në fushën e arsimit dhe edukimit. Që nga viti 2010 ka qenë e angazhuar si konsulente, trajnere dhe këshilltare për arsim në programe të ndryshme në institucione vendore dhe ndërkombëtare si: USAID, GIZ, Këshilli i Evropës, KulturKontakt Austria, MAShT, KEC etj. Nga viti 2014 deri më 2017 ajo ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë Komunale për Arsim në Prishtinë. Për dy vite ka qenë dhe mësimdhënëse e nivelit të 5-të për asistent të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

Me interes për ju:Përgjithësisht normalizon presionin e gjakut në 120/80 në dy ditë. Sekreti është.A lëvizni fort dhe ju dhembin nyjet? Ky produkt mund t’ju ndihmojë!
Gjatë legjislaturës së VI-të si deputete e Kuvendit ka qenë anëtare e Komisionit për Arsim si dhe anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa.





Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 znj. Nagavci u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës dhe me 26 dhjetor të po atij viti propozohet dhe votohet për Nënkryetare të Parë të Kuvendit të Kosovës. Ajo udhëhoqi delegacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe delegacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.





Arbërie Nagavci është bërë pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në vitin 2013 dhe aktualisht është anëtare e Kryesisë.Ajo në Qeverinë Kurti II është Ministre e Arsimit dhe është duke bërë një punë të konsiderueshme në reformimin e sistemit të arsimit në Kosovë.Si e vlerësoni punën e saj si Ministre?





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *