Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Nga 1-10, si e vlerësoni punën e Ministres Albulena Haxhiu?





Albulena Haxhiu u lind në Prishtinë më 11 maj 1987, ku edhe jeton. Studimet i ka përfunduar pranë Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Juridik dhe aktualisht është duke vazhduar studimet në ciklin e dytë në Universitetin e Evropës Juglindore, drejtimi E drejta Penale.





Ajo është bërë pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në shtatorin e vitit 2010 dhe është zgjedhur deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në katër legjislatura. Në legjislaturën e V dhe VI, ajo ka drejtuar Komisionin për Legjislacion si një ndër komisionet më të rëndësishme të Kuvendit. Ajo është angazhuar sidomos në çështjet e drejtësisë.

Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, znj. Haxhiu është zgjedhur deputete e legjislaturës së VII-të. Me formimin e Qeverisë Kurti në shkurt të vitit 2020, Albulena Haxhiu është emëruar si Ministre në Ministrinë e Drejtësisë të cilën e ka udhëhequr deri në qershor të po atij viti.





Pas fitores së Vetvendosjes në zgjedhjet e vitit 2021, ajo është bërë përsëri Ministre e Drejtësisë dhe ka vazhduar punën aty ku e ka lënë.

Ajo është duke e bërë gati reformën në drejtësi, duke ua marrë pasurinë e paligjshme të gjithë atyre që e kanë zhvatur Kosovën deri më sot.

Si e vlerësoni punën e saj të deritanishme si Ministre e Drejtësisë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *