Loading...

Tuesday, December 07, 2021

Nga kjo datë pritet hapja e pishinave dhe klubeve të natës??





Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se janë duke pritur që të merret vendimi për hapjen e domenit të gastronomisë, përkatësisht organizimit të ahengjeve familjare, raporton Express.





Po ashtu kanë njoftuar se lidhur me hapjen edhe më të gjerë të këtij sektori, janë angazhuar duke shtyrë përpara propozimet e vendeve të ndryshme nëpër botë, të përshtatshme për aplikim edhe në vendin tonë, për vazhdimin e hapjes së mëtutjeshme të klubeve të natës, pishinave dhe organizimit të festivaleve nga muaji korrik.





Njoftimi i plotë:“Të dashur gastronomë,Po pritet të mirret vendimi për hapjen e domenit të gastronomisë, përkatësisht organizimit të ahengjeve familjare.Lidhur me hapjen edhe më të gjërë të këtij sektori, jemi të angazhuar masivisht duke shtyrë përpara propozimet e vendeve të ndryshme nëpër botë, të përshtatshme për aplikim edhe në vendin tonë. Pra, për vazhdimin e hapjes së mëtutjeshme të klubeve të natës, pishinave, dhe organizimit të festivaleve nga muaji korrik.





Është e qartë se edhe tani është shumë vonë për të qenë në plan një hapje e këtyre domeneve, sepse veçse do të duhej të operonin në këtë kohë të frytshme për gastronominë dhe ekonominë e gjithëmbarshmeGjithsesi, jemi pranë jush lidhur me çdo çështje dhe çdo ndryshim eventual që do të ndodhë.Shoqata e Gastonomëve të Kosovës”





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *