Loading...

Thursday, December 09, 2021

Nga Vetëvendosje vjen reagimi i ashpër ndaj analistëve: Thonë se Liburni u lirua nga aktakuza pak muaj pasi u bë ministër





Ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut.





Maxhuka shkruan në profilin e tij në Facebook se “analistët” e pushtetit me shkurtpamësinë e tyre duan të verbërojnë edhe ndonjë lexues aty-këtu. Ky reagim nga Manxhuka vije pasi ka zëra që thonë se ministri Aliu u lirua nga aktakuza pak muaj pasi u bë ministër.Ai paralajmëron se kjo epokë ka përfunduar, ndonëse këta “analiste” ende shkruajnë me kutin e vjetër.





Ja shkrimi i tij:
“Analistët” e pushtetit duan me shkurtpamësinë e tyre të verbërojnë edhe ndonjë lexues aty-këtu. Pra thonë se Liburni u lirua nga aktakuza pak muaj pasi u bë ministër, por kanë harruar se edhe aktakuza ju ngrit pikërisht në ditët e para si ministër, madje pa paralajmërim.





Po të ndërhyhej në drejtësi siç kanë bërë ish shefat e këtyre analistëve nuk do të kishte fare aktakuzë. Por, kjo epokë ka përfunduar, ndonëse këta “analiste” ende shkruajnë me kutin e vjetër.
Ashtu siç kemi qenë të bindur edhe kur kemi mbrojtur interesin publik kemi qenë të bindur edhe për ketë aktakuzë, se është komplet e pavlerë dhe e pabazë.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *