Loading...

Wednesday, January 19, 2022

Ngatërroi OKB-në me NATO-n, Mushkolaj ironizon me Donika Gërvallën





Opinionisti Imer Mushkolaj e ka tallur sot zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën pasi që e njëjta ditë më parë e ka ngatërruar flamurin e OKB-së me atë të NATO-s.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ditë më parë ka vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-s teksa ka tentuar të përshkruajë takimin me Sekretarin Gjeneral të Organizatës Euro-Atlantike.





“Takim shumë i përzemërt me Sekretarin të Përgjithshëm (Flamuri i Kombeve të Bashkuara) Stoltenberg në lidhje me vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik. Mirë të shoh një angazhim të palëkundur të (Flamurit të Kombeve të Bashkuara) për sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova nuk do ta harrojë kurrë se (Flamuri i Kombeve të Bashkuara) shpëtoi vendin dhe popullin tonë në momentin më ekzistencial! D.G.”, shkroi ajo.





E pikërisht për këtë huqje e ka tallur sot të njëjtën Imer Mushkolaj.

Ai ka shkruar se sot në Kosovë do të vjen sekretari i OKB-së.

“Sekretari i OKB’së sot në Kosovë”, shkroi ai.

Në fakt, sot në Prishtinë do të qëndrojë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *