Loading...

Sunday, December 05, 2021

Nisin aplikimet për ‘Green Card’ – këto janë dy kushtet kryesore që duhet t’i plotësoni





Që nga dita e sotme kanë filluar aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2023, e njohur si “Green Card”.Ambasada amerikanë në Prishtinë ka njoftuar se aplikimet do të zgjasin deri më 9 nëntor të këtij viti.

Të gjithë qytetarët që synojnë ta ndjekin “ëndrrën amerikane” mund të aplikojnë për të fituar këtë mundësi nëpërmjet përzgjedhjes së rastësishme.





“Regjistrimi elektronik për Lotarinë DV-2023 do të rifillojë të mërkurën, më 6 tetor 2021 në mesditë 12:00 dhe do të mbyllet të martën më 9 nëntor 2021 në mesditë 12:00”, ka njoftuar Ambasada.

Janë gati pesë javë në dispozicion të atyre që duan të aplikojnë. Sipas njoftimit, për këtë periudhë do të jenë në dispozicion 50 mijë viza DV dhe se regjistrimi për në programin e Lotarisë është falas.





“Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2023 duhet të kryhen në mënyrë elektronike nëwww.dvlottery.state.gov, duke nisur në mesditë, e mërkurë, 6 tetor 2021, deri në mesditë, e martë, 09 nëntor 2021. Mos prisni deri në javën e fundit të periudhës së regjistrimit, pasi kërkesat e shumta mund të shkaktojnë mbingarkesё të faqes së internetit. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen. Ligji lejon vetëm një regjistrim për çdo person gjatë periudhës së regjistrimit”, thuhet nëudhëzim.

Duke filluar nga 8 maji 2022, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2023 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të Lotarisë.





Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë te Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *