Loading...

Tuesday, January 25, 2022

NISMA: Vjosa Osmani nuk na ftoi në takim

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se kjo parti nuk ka pranuar ftesë nga presidentja, Vjosa Osmani, për takimin në të cilin u diskutua mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.Nga kjo parti kanë thënë se nuk ka asnjë arsye që të shtyhen zgjedhjet, por që si subjekt politik janë për shkurtimin ose anulimin e fushatës zgjedhore.





“Në këtë takim, ajo ka ftuar edhe “Alternativën” dhe “Listën Guxo”, të cilat nuk janë të certifikuara si subjekte nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Ne si subjekt politik nuk kemi pasur ftesë për këtë takim. Qëndrimi i NISMA-s Socialdemokrate është që zgjedhjet duhet të mbahen më 17 tetor dhe se nuk ka arsye për shtyrje të zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Nismës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *