Loading...

Sunday, November 28, 2021

Njeriu kryesor i financave që u emërua në Telekom, Feim Kelmendi- përkrahës i madh i Vetëvendosjes!





Feim Kelmendi, është emëruar nga Bordi i Telekomit njeriu kryesor për Financa dhe Thesar në në këtë ndërmarrje publike.

Ai nga sot mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit në këtë kompani publike.Por kush është Feim Kelmendi që me vota unanime të Bordit të Telekomit u emëruar në këtë pozitë.

Në profilin e tij në Facebook, Kelmendi shihet se është një përkrahës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje.Madje ai ka fotografi edhe me zëvendës kryeminsitrin e parë Besnik Bislimi.E, në disa fotografi të tjera në profilin e tij shihen edhe llogoja dhe numri i Lëvizjes Vetëvendosje që kishte mbajtur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kelmendi të njëjtën pozitë e kishte mbajtur edhe gjatë Qeverisë Kurti 1, por me rrëzimin e qeverisë atë kohë, ai kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për t`u emëruar sërish në këtë pozitë në Qeverinë Kurti 2.

Në një postim të tij që mban datën 26 tetor të vitit të kaluar, ai akuzon Qeverinë Hoti dhe Devollët për shkatërrimin e Telekomit.





“Ne mesin e muajt korrik 2020 Grupi Kriminal Devolli bllokoi paparalajmerim llogarite bankare te Telekomit, Bordi i aktual atekohe i sapo emeruar nga Qeveria Hoti, u mundua qe ta njollos menaxhmentin e asaj kohe, konkretisht Kryeshefin Ekzekutiv dhe mua si ish-Drejtor Financiar per gjoja “neglizhence ekstreme” se paskemi mbajtur qellimisht parate ne llogarite bankare te Telekomit ne menyre qe te grabiten nga kriminelet e grupit Devolli”, kishte shkruar Kelmendi.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *