Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Njësia Speciale dhe barikadat u larguan nga Veriu, vjen reagimi i Ana Bërnabiq





Kryeministrja Ana Bërnabiq ka thënë se Serbia kishte arritur “sukses të madh diplomatik” me marrëveshjen për targat me Kosovën të arritur më 30 shtator në Bruksel.

“Ne fituam gjëra të mira. Aleksandar Vuçiq edhe një herë tregoi qetësi në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, komplekse. Ai mori vendime të zgjuara politike, të bazuara jo në emocione, por në arsye. Ne ishim në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë faktorët ndërkombëtarë”, tha ajo, raporton Danas.





Kujtojmë se marrëveshja e arritur në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, më 2 tetor në orën 8:00 dhe gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.





Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajtur Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.Më 20 shtator, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës. /Indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *