Loading...

Saturday, January 29, 2022

Nuk ndalet Pozhari, i ashpër me LDK-në: Marre, vetëm para këtij personi përkulem

Njohësi i çështjeve politike, Xhevdet Pozhari, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se i janë “irrituar pleqtë e LDK-së” pas shkrimit të djeshëm të tij, ku kërkoi shtyrje të pensionimit deri në moshën 80 vjeçare.





“Unë veç kam kërkuar që t’iu jepet mundësia edhe juve që të kontribuoni për këtë shtet. Masi keni hesht tan jetën dhe keni gëzuar privilegjet qysh nga koha e komunizmit, ja ku e keni mundësinë që tash të kontribuoni dhe ta përmbyllni kaptinën e fundit jetësore faqebardhë”, shkruan ai në Facebook.Kurse, ka thënë se të vetmit që i përkulët në Lidhjen Demokratike të Kosovës është Fehmi Agani.“Qysh nuk e patët as 1 për qind të guximit të tij, se mençurinë hiq se hiq. Marre”, ka shkruar Pozhari në Facebook.

Ja shkrimi i tij:





Qenkan irrituar pleqtë e LDK-së prapë me mu lidhur me kërkesën që të shtyhet mosha e pensionimit dhe të punësohen edhe ata. Unë veç kam kërkuar që t’iu jepet mundësia edhe juve që të kontribuoni për këtë shtet. Masi keni hesht tan jetën dhe keni gëzuar privilegjet qysh nga koha e komunizmit, ja ku e keni mundësinë që tash të kontribuoni dhe ta përmbyllni kaptinën e fundit jetësore faqebardhë.





Krejt këta zhvatës të pushtetit për 20 vite i duruam ngaqë ju heshtët. Strukeshit nëpër biruca administrative si struca – qysh ju quante kryeplaku i juaj, Isa Mustafa. I gëzonin privilegjet e partisë dhe as që ju interesonte se Kosova zbrazej prej rinisë. Thoshit, po ikin me ‘i-Phone’. U desht me prit disa gjenerata që kjo rini ta bëjë ndryshimin, ngaqë ju kurrë, ama kurrë nuk e patët guximin.





I vetmi njeri i gjeneratës tuaj që e çmoj dhe i përkulem për veprimtarinë në LDK është Fehmi Agani. Qysh nuk e patët as 1% të guximit të tij, se mençurinë hiq se hiq. Marre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.