Loading...

Saturday, January 15, 2022

Nurellari, PDK: Protesta e ministres Haxhiu para ministrisë së saj dëshmon amatorizëm e totalitarizëm

Adri Nurellari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar lidhur me pjesëmarrjen e ministres Albulena Haxhiu, në protestën e mbajtur edhe para ministrisë saj për ndëshkimin e vrasjeve të grave.

Nurellari shprehet se: “Përveçse dëshmon amatorizëm politik, kjo përzjerje rolesh tregon edhe një mendësi totalitare që synon të kontrollojë çdo pore e kapilar të shoqërisë, duke përfshirë edhe shoqërinë civile.”

Sipas tij Vetëvendosja i ka marrë votat për të qeverisur e zgjidhur problemet, pra për të dhënë ofertë e jo për të kërkuar. Këtë sjellje të papërgjegjshme të Vetëvendosjes ai e lidh edhe me kryeministrin Kurti i cili gjatë pranverës linte Kosovën në mes të pandemisë e shkonte për fushatë në Shqipëri. Nurellari kujton gjithashtu edhe deputetët e kësaj partie që linin sallën e parlamentit, dhe i bashkoheshin protestuesve jashtë gardhit që donin të futeshin dhunshëm brenda në ndërtesë. Sipas tij kjo parti duhet të ndërmarrë veprime e reforma konkrete qeverisëse e nuk mund të sillet si opozitë apo OJQ.

Postimi i tij i plotë:
Vetëm me një parti të çuditshme si Vetëvendosja mund të ndodhë që ministrja e drejtësisë të dalë në protestë për të kërkuar drejtësi. Të kujton sjelljen qesharake të para disa viteve të deputetëve të kësaj partie që linin sallën e parlamentit, dhe i bashkoheshin protestuesve jashtë gardhit që donin të futeshin dhunshëm në ndërtesën e kuvendit.

Votat i kanë marrë për të qeverisur e zgjidhur problemet, pra për të dhënë ofertë e jo për t’u ankuar, pra jo për të qenë kërkesë. Tashmë që kanë kontrollin më të madh të pushtetit në Kosovë, që nga koha e Millosheviqit, kjo parti duhet të ndërmarrë veprime e reforma konkrete, nuk mund të sillet si opozitë apo OJQ.

Përveçse dëshmon amatorizëm politik, kjo përzjerje rolesh tregon edhe një mendësi totalitare që synon të kontrollojë çdo pore e kapilar të shoqërisë, duke përfshirë edhe shoqërinë civile. Kjo është sjellje surreale dhe e papërgjegjshme që ngjason me atë kryeministrit Kurti, i cili gjatë pranverës, mu në pikun e pandemisë në Kosovë shkonte bënte fushatë elektorale në Shqipëri. Në cilin shtet normal ndodhin këto veprime të habitshme ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *