Loading...

Thursday, December 09, 2021

OVL proteston në shesh: Ministrat që fyen UÇK-në nuk ia dinë vlerën lirisë

Organizata e Veteranëve të Luftës ka mbajtur marsh protestues para qeverisë së Kosovës, për siç thonë ata fyerjet që janë bërë në drejtim të UÇK-së dhe në shenjë pakënaqësie me gjykimin në Hagë të ish-krerëve dhe pjesëtarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.





Sekretari i OVL-së, Faton Klinaku tha se populli i Kosovës po përballet me shumë sfida, për shkak se EULEX, UNMIK, e tani edhe Specialja kanë gjykuar dhe po gjykojnë vetëm shqiptarët, dhe jo serbët për krimet e kryera në Kosovë.





“Lufta e UÇK-së që kulmoi me Kosovën shtet është vetëm një pjesë e realizimit të qëllimit. Sot populli përballet me shumë sfida. UNMIKU e EULEX-i akuzuan e gjykuan vetëm shqiptart. Specialja gjykon vetëm shqiptarët por jo krimet e masakrat e kryera nga serbët. Themeluesit e udhëheqësit të UÇK-së gjenden prapa grilave në Hagë sepse po gjykohet lufta jonë dhe jo krimet e serbëve”, tha ai.





“ Edhe krerët e OVL-së po i vuajnë pasojat. Në vend se Specialja ta hetojnë veten për skandalet e saja, krerët e OVL-së po mbahen peng nga kjo pseudo-drejtësi. Ky aktivitet u organizua për fyerjet ndaj UÇK-së, nga njerëz që nuk ia dinë vlerën lirisë, ndër ta edhe ministra të qeverisë”, shtoi ai.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *