Loading...

Thursday, December 09, 2021

Pal Lekaj: Kurti ka tendencë t’i injorojë gjërat që vijnë nga SHBA-të





Ndonëse ditë më parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës publikoi raportin e studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, i paraparë në njërën nga pikat e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington, shefi i ekzekutivit të vendit, Albin Kurti, deklaroi për media se ende nuk e ka lexuar këtë raport.Megjithatë, kryeministri i vendit pohoi se qëndrojnë prapa çdo deklarate për liqenin e Ujmanit dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të ketë një kapitull të ri.E partitë opozitare po e shohin këtë veprim të Kurtit si injorim ndaj gjërave që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.





Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë për Telegrafin se për Kurtin dialogu është prioriteti i tij numër një.“Mendoj se fokusi i zotit Kurti është dialogu prioriteti i tij numër një, ndonëse ndryshe na kishte thënë në fushatë. Kryeministri duhet të jetë informuar në çdo kohë. Ai do të duhej të ishte informuar i pari ndoshta edhe para se ta kishte në tavolinë raportin e ShBA-ve për Ujmanin, por siç vërehet te zoti Kurti, ai ka një prirje t’i injorojë gjërat që vijnë nga Amerika”, deklaroi ai.





I pyetur nëse do ta përkrahin iniciativën prezantuar nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i cili të premten ka deklaruar se opozita do ta thërrasë kryeministrin Kurti në interpelancë, Lekaj tha se AAK kishte kërkuar një raportim rreth dialogut.





“Ne si AAK kemi kërkuar që kryeministri i Kosovës të raportojë në Kuvend, por do e përkrahim edhe iniciativën e PDK-së”, tha Lekaj.Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar të premten se qëndron prapa çdo deklarate për liqenin e Ujmanit dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të ketë një kapitull të ri.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *