Loading...

Thursday, December 09, 2021

Pamje nga incidenti brenda takimit Biden-Putin





Media amerikane, ABC News ka publikuar fotot nga brenda takimit ku agjentët rusë kanë kapur për rrobash gazetarët amerikanë për t’i përjashtuar nga dhoma ku gjendeshin presidentët Biden dhe Putin, transmeton Gazeta Express.Sipas gazetarëve në vendin e ngjarjeve, agjentët rusë të sigurisë u kanë bërtitur gazetarëve që të dalin jashtë, kurse zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë “ua kanë kthyer bërtitjen agjentëve rusë të sigurisë që të mos i prekin gazetarët”.





“Të dy presidentët panë dhe dëgjuan sherrin e mediave përpara tyre. Ata u shfaqën të kënaqur nga skena,” tha një raporter nga vendi i ngjarjes.Skena më pas u shndërrua në tollovi që zgjati disa minuta brenda dhomës së takimit. Gazetarët amerikanë thanë se sigurimi dhe gazetarët rusë i kapën ata për krahëve e rrobave në përpjekje për t’i mbajtur prapa. Gazetarët amerikanë u munduan që ta hapnin rrugën për vete dhe një reporter amerikan u rrëzua në dysheme./Express/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *