Loading...

Sunday, November 28, 2021

Paralajmërohet protestë për ditën e hënë para ambasadës së Gjermanisë, shkak ‘maltretimi’ me termine

Si shkak i mos mundësisë për rezervimi të një termini për viza pune në Gjermani, disa qytetarë kanë filluar që organizojnë protestë për 11 tetor, ditën e hënë para Ambasadës së Gjermanisë.Dje në ora 14:00, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka hapur linkun për termine për viza pune në Gjermani.





“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur. Lista e pritjes për nëntorin do të hapet të enjten, 7 tetor në orën 14:00”, thuhej në njoftim.

Mirëpo me të u hapur linku për rezervime të terminëve, është bllokuar sistemi i linkut së ambasadës gjermane.Lidhur me këtë problem, disa qytetarë kanë organizuar protestë për ditën e hënë nga rrjetet sociale.





Sipas një njoftimi thuhet se do të mbahet një protestë para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, ditën e hënë ora 14:00.Këta qytetarë po thonë se po mashtrohen nga disa persona dhe se kjo çka po ndodh me termine është maltretim.Disa nga qytetarët kanë pretenduar se kush po zë termine, po paguan të holla për një shërbim të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *