Loading...

Sunday, November 28, 2021

Pas regjistrimit të 36 viktimave, aktori Ukaj i reagon-Arben Vitisë: Karriera juaj politike është e vdekur

Pas regjistrimit të 36 viktimave të reja nga COVID-19 në Kosovë, ka reaguar aktori Alban Ukaj, raporton Gazeta Express.Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, Ukaj i ka thënë ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia se karriera e tij politike është e vdekur.

Sipas tij, është e pandërgjegjshme për Vitinë që të kandidohet për kryetar komune.“36 te vdekur zotëri ministër. Karijera juaj politike është e vdekur. E pa ndërgjegjshme është të kandidoheni për kryetar komune”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që sot Kosova ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.Deputetë të opozitës e njohës të shëndetësisë kanë kritikuar Qeverinë për mosmenaxhimin e pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *