Loading...

Sunday, November 28, 2021

PDK akuzon ministren e jashtme: Gërvalla po vazhdon betejën anti UÇK





Albin Kurti, Vjosa Osmani e Donika Gërvalla janë dukë penguar procesin e gjykimi të ish ushtarëve të UÇK-së.Kështu ka deklaruar, zyrtari i Partisë Demokratike, Betim Gjoshi përmes një reagim në facebook.Gjoshi ka reaguar pas lajmi të vajzës së Jakup Krasniqit, se Ministria e Punëve të Jashtme nuk po i dërgon më pakot e gjërave nga Kosova për në Hagë.





“Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Schëarz, është duke e vazhduar betejën e saj kundër UÇK-së dhe drejtuesve të saj. Ajo po e bën këtë në dakordim të plotë me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Këta tre persona, në kapacitete shterërore, po i shfrytëzojnë mundësitë që i kanë për të penguar drejtuesit e UÇK-së që ndodhen në Hagë. Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Schëarz, po pengojnë procesin.





Këta tre, nuk janë të paktën as të paanshëm çfarë mund të kërkohet në këtë proces, por kanë marrë qartësisht anë. Kjo treshe po dëmton me vetëdije, në çfarëdo forme, pozicionin e ish-drejtuesve të UÇK-së”, ka shkruar Gjoshi.Sipas tij Kurti, Osmani e Gërvalla janë duke u pozicionuar në anën e Serbisë.





“Duke dëmtuar pozitën e tyre, kjo treshe po pozicionohet qartë në anën e Serbisë, e cila me të gjitha kapacitetet shtetërore është ngritur në këmbë për të dëmtuar luftën e drejtë për liri të popullit të Kosovës nën drejtimin e UÇK-së”, ka shkruar ai.Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi ka deklaruar se deri më tani gjërat i kanë dërguar në Hagë përmes MPJ-së.





“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgu në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shëarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërgu permes Ministrisë së saj. Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj!”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta Infokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *