Loading...

Thursday, December 09, 2021

PDK emëron zëdhënësin e ri, ish këshilltarin e Isa Mustafës, Faton Avdullahun

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur emrin e zëdhënësit të ri të kësaj partie.Krasniqi ka treguar se zëdhënësi i ri i PDK-së është Faton Avdullahu.Kujtojmë që Avdullahu ishte këshilltar i Isa Mustafës në kohën kur ky i fundit drejtonte qeverinë e Kosovës si kryeministër.





I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se Fatoni i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike, i cili ka dhënë kontribut shoqëror e intelektual në disa rrafshe, duke shërbyer si një kritik objektiv e kompetent për zhvillimet socio politike në shoqërinë kosovare.

“Që prej ardhjes së tij në PDK, ai ka dhënë kontribut të çmuar në pikëpamje politike e tematike, ndërsa tani e tutje do jetë zë i PDK-së në qëndrimet tona publike”, ak përfunduar Memli Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *