Loading...

Sunday, January 23, 2022

PDK-ja shton su,lmet kundër Albin Kurtit





Assesi nuk kanë të ndalur sulmet e akuzat ndaj kryeministrit të vendit Albin Kuri, nga opozitarët, konkretisht nga PDK-ja.Betim Gjoshi nga PDK-ja, thotë se me një këngë të një vajze dëshiron t’ia urojë Ditën e Çlirimit dy burrave të mëdhenj të kombit, Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ai tha se sa keq ka mbetë Kosova pa ta.





“Ka mbetë në dorën e disa mashtruesve që as dy gurë nuk i kanë vendos në murin e lirisë së Kosovës dhe sillen sikur ata bën gjithçka”, tha Gjoshi. Sipas tij sot, mashtruesi Albin Kurti paska qenë te Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Askund nuk i përmendi. Zyrtari i PDK-së shtoi se pra, mashtruesi Albin Kurti fliste për Shtabin e UÇK-së, por askund nuk i përmendi anëtarët e tij.





“Më kot mundoheni ta rishkruani historinë e Kosovës. Vetëm po e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë. O Albin Mashtruesi, je shumë i vogël të mundohesh të tregosh historinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, tha Betim Gjoshi.Ndërsa, edhe ish këshilltari i Hashim Thaçit Adil Behramaj, tha se udhëheq me “Qeverinë më anti-UÇK në historinë e Kosovës, aq sa i detyron veteranët e luf,tës të prote,stojnë kundër tij në Ditën e Çlirimit, jo të festojnë”. “Ia ndërrojnë edhe emrin, duke e quajtur tash Ditë të Paqes”.





“Në përpjekje për ta zbehur si ngjarje nuk organizojnë asgjë për shënimin e saj, sepse historia e çlirimit nuk ndërlidhet me ta. Në sheshet e Prishtinës, në nderim të kësaj dite më herët ishin edhe presidenti Clinton me sekretaren Albright. Edhe, si përfundim, kur e kupton që po bëhet paçavër dhe në sondazhe del 39%, çohet kishe po e vizitojë Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.





Në 1998-1999 u dashtë të qëndrojë aty. Vetë e kishte mbyllur atë derë dhe rikthimi pas 22 vjetësh është shumë i vonshëm. Në vend që të organizonte manifestim dinjitoz për hir të historisë së popullit tonë në Ditën e Çlirimit, ky organizon për 16 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, historinë e të cilës e kishte fshirë në fillim të këtij viti”, tha Behramaj.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *