Loading...

Tuesday, December 07, 2021

PDK paralajmëron se vendimi për shkarkimin e Dakës do të dërgohet në Kushtetuese





Zyrtari i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK po shqyrton mundësinë që të dërgojë në Kushtuese vendimin e Presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.Tahiri ka thënë se ekspertët juridikë brenda partisë janë duke shqyrtuar mundësinë për dërgim në Kushtetuese, duke shtuar se vendimi për shkarkim ka qenë i papranueshëm.





“Tashmë e kemi marrë dekretin e presidentes së Republikës së Kosovës. Anëtarët tanë të PDK-së janë duke shqyrtuar mundësinë që të dërgojmë në “Kushtetuese vendimin për shkarkim. Shkarkimi është i papranueshëm duke marrë parasysh se zgjedhjet e fundit të organizuara kanë qenë në mënyrë të rregullt. Duke marrë parasysh se dy palë zgjedhjet e fundit i ka fituar VV-ja, atëherë e shohim edhe si të paarsyeshëm këtë vendim”, ka thënë ai, në emisionin Pressing në T7.





Tahiri po ashtu ka thënë se vendimi ka qenë i orkestruar nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa Vjosa Osmani vetëm e ka miratuar si Presidente.“Absolutisht. Vendimi ka qenë i marrë nga zotëri Kurti dhe vetëm është vërtetuar nga zonja Osmani”, ka shtuar ai.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *