Loading...

Sunday, January 16, 2022

“PDK-së i ka humbur bosulla”, analisti vjen me një deklaratë të rëndë?





Lëvzja Vetëvendosje gjatë fushatës parazgjedhore gjithmonë ka cekur që ç’kapja e shtetit është një nga qëllimet e saj.Mirëpo, krahas punës që qeveria po vazhdon të bëj, kritikat e opozitës nuk po mungojnë, sidomos në seancat parlamentare.Këto akuza së fundmi janë bërë për arsye se presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkarkuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Dakën, shkruan “Bota sot”.





Pavarësisht që qeveria po kritikohet e sidomos nga PDK-ja, Qeveri Kurti po vazhdon punën e saj me intensitetin e njëjtë e me punë shumë.Qeveri Kurti ndaj këtyre akuzave iu cek partive opozitare që ç’kapja dhe funksionalizimi i tyre është synim i qeverisë së sotme, ndërsa korrupsioni ka mbetur nga qeveritë e kaluara.





Në lidhje me këtë temë analisti politik Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh se këto akuza për kapje të shtetit janë të pabaza dhe PDK është njëra nga partitë kanë arritur të sjellin vendin në këtë situatë me korrupsion.Ai shton se PDK mundohet me të njëjtën mënyrë sesi VV e ka rrëzuar opozitën ta rrëzoj tash qeverinë Kurti, mirëpo që e njejta logjikë nuk mund të vazhdojë.





“Janë të pabaza akuzat për kapje të shteti, pikërisht nga opozita ( PDK) që njihet si kapëse kryesore e shtetit. PDK mendojnë se krejt janë njësoj si vetja, andaj e akuzojnë qeverinë për kapje, ndonëse thonë budallallëqe të tilla nuk sjellin asnjë fakt, dëshmi për ato që thonë. PDK s’ka kauzë, mendon të sulmojë qeverinë me armët me të cilët VV e ka sulmuar PDK-në, por nuk shkon e njëjta logjikë sepse janë dy parti të ndryshme, rrethana të ndryshme”, tha Mehmeti.Më tej, ai shton se PDK po shfaqet shumë qesharake me këto akuza, ai e krahason PDK-në me Don Kishotin, që të dy kanë humbur rrugën e tyre.





“Me këto akuza PDK-ja po shfaqet shumë qesharake ndaj qytetarëve, në rolin e Don Kishotit, PDK po bën luftë me mullinjtë e erës”. Kështu që kjo gjë shpërfaqë edhe një herë gjendjen e mjerë që mbretëron në PDK, në këtë parti që s’po di nga e ka rrugën, dhe si rrjedhojë s’po arrin assesi të këndellet nga humbja e 14 shkurtit”, shprehet analisti.Në fund, analisti thotë se nëse PDK kritikon atëherë qeveria është duke punuar shumë mirë.





“Me këto akuza PDK për kapje, për hajni, në fakt është vlerësim sepse nuk je si ata, e kur nuk je si ata të akuzojnë. Duhet me “i ra mas vetes” kur PDK të lavdëron, se kur të kritikon duhet me ditë se qeveria po punon shumë mirë”, përfundon Mehmeti për “Bota sot”.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *