Loading...

Saturday, November 27, 2021

Peci si duket i ka merak qershitë, i këput me gjithë gjethe

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi se ministri Faton Peci mori pjesë në aktivitetin “Dita e Qershisë 2021”, i organizuar me qëllim të promovimit të prodhimeve vendore.





“Ministri Faton Peci duke parë nga afër plantacionet e mbjella, si dhe shtandet në të cilat ishin ekspozuar frutet e qershisë u shpreh i kënaqur duke theksuar se përkrahja dhe mbështetja për të gjithë kultivuesit e kulturave bujqësore do të vazhdoj, në mënyrë që të lehtësohet puna e tyre”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie në Facebook.Më tej, thuhet se kultivuesit e falënderuan ministrin për vizitën dhe angazhimin e tij si dhe i thanë se kanë nevojë për mbështetje në këtë sektor, shkruan Express.





Nga fotografitë e publikuara, shihet se ministri Peci e shfrytëzoi vizitën në pemishten me qershi edhe për t’i shijuar disa prej tyre. Ajo që bie në sy është se ministri, përpos ca qershive, në dorë kishte edhe gjethe. Zakonisht, qershitë vilen pa gjethe, sepse këto të fundit nuk hahen dhe heqja e tyre nga trungu e dëmton pemën.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *