Loading...

Saturday, January 29, 2022

Përballja dramatike Kurti-Vuçiq/ Kush nënshkroi marrëveshjet që ishin atak për Kosovën, por shpëtuam falë Angela Merkelit!

Ky muaj, pra qershori shënon edhe takimin e parë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel.
Në lidhje me këtë, prof. Dr. Binak Maxharraj, konsideron se dialogu i deritanishëm ishte një atak, apo sulm i drejtpërdrejtë në pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij, falë kancelares Angela Merkel, ky rrezik për Kosovën është përjashtuar.





Maxharraj përmes një shkrimi thotë se, dialogu ishte ‘Thembra e Akilit’, derisa shton se, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa nënshkruan marrëveshjet më të rrezikshme për Kosovën.
Lexojeni reagimin e plotë të Maxharrajt:
DIALOGU NUK ËSHTË LOJË (MSHEFAÇOKAS) E PARTIVE.

-Por dialogu është çështje kombëtare në të cilin duhet të këtë koncensus nacional.
-Ajo parti që i bënë bisht dialogut është kundër shtetit të Kosovës, në përkrahje të Serbisë ashtu siç ndodhi me bashbiseduesit e mëparshëm që përpak nuk e ndanë Kosovën.





Dialogu të cilin BE ia la si kopil Kosovës të dera ka nisë para dhjetë vitesh. Për këto dhjetë vjet u diagolu mbrapësht e keq, pa kurrfarë përgjegjësije sepse ai u monopolizua nga një njeri i cili dialogun e solli ashtu siç deshti Sërbia, pa asnjë koordinim më institucionet e vendit. Gjatë gjithë këtyre dhjetë vitëve të dialogut u sollën mbi 40 marëveshje paçavra të pa vlera të cilat nuk zbatohën fare, thjeshtë injorohen nga Serbia. Dialogu shkoj aq largë sa që fillojë ti prekë edhe kufijtë e Kosovës. Pra, ishte një atak, sulm i drejtëpërdrejtë në pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj. Falë mikes sonë të madhe kancelarës se Gjermanisë, Angelina Merkel ky rrezik për Kosovën u përjashtu.





Por, marrëveshjet më të rrezikshme për Kosovën si nënshtrim ndaj Serbisë ishte ajo për formimin e Asociacionit një etnik të komunave me shumicë serbe, të vitit 2013 dhe 2015. Të parën e nëshkroi Hashim Thaçi, të dytën Isa Mustafa, me kompetenca ekzekutive që është sulm ndaj shtetit dhe sistemit të drejtësisë se saj, që do të thotë një autonomi substanciale sherrin së cilës do ia shihnim shumë shpejtë e cila të qonë drejtë ndarjës se Veriut. Ky është pra ai kopili i dytë që qeveritë e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës ia lanë kopilin Kosovës te dera, pra tashti qeverisë Kurti II me të cilin kjo qeveri duhet të merrët. Marrëveshja për Asociacionit e vitit 2015 ishte antikushtetuese, sepse Kushtetuesja i gjeti 23 nene antikushtetuese që si e tillë edhe nuk mund të përfillët e as të zbatohet.





Dialogu nuk është çështje partish, nuk është çështje inatesh midis partive. Dialogu është çështje kurciale me rëndesi shtetërore, me rëndësi nacionale e rënëdsishme për kombin, për të ardhmën e Kosovës. Dialogu nuk është lojë mshefaçokas se kush prej liderëve apo partish të ia lenë ngile njeri tjetrit. Dialogu është edhe luftë për mbrojtjën e Kosovës. Të diagolosh me Serbinë është gati njësoj si të luftosh me të. Të gjitha partitë dhe liderët duhet të bëhën bashkë për një konsesus të përbashkët dhe pjesëmarrje aktive në dialog, duhet të kënë një qendrim, një qasje në dialog. Aq më shumë në këtë dialog është e nevojshme të marrinë pjesë ato parti të cilat dialogun për të gjitha këto vite e sollën në rrezik për ekzistëncn e shtetit me marrëveshje të rrezikshme.





Dialogu më një qëndrim unik midis liderëve dhe partish është edhe me shumë i rëndësishëm kur dihet fakti së diagolojmë më një armik tonin shekullor i cili ndër vite na ka pre dhe vrar, na ka saktatu, na ka ndjekë nga trojet tona stergjyshore. Por duhet të bëhëmi bashkë me një qendrim, sepse kemi të bejmë më shtetin Serb ku në krye të saj janë vrasësit tanë, çetniket e përbetuar, të cilët për çdo ditë e më shumë e dhezin popullin serb me nacionalizmin ekstrem kundër Kosovës, bash si në kohën e Millosheviqit.





Një gjë duhet të dihet se Serbia nuk ka hy në dialog për përmiresimin e marrëdhenieve midis dy shteteve, asaj as që i intereson aq shumë pozita e serbëve në Kosovë të cilat i kanë të drejta me të mëdha se sa çdo pakicë kombëtare në Evropë. Serbët e Kosovës i përdorin si pretekst për të arritë diçka më shumë, për të marrë teritorin në Veri përmes Asociacionit me autonomi teritoriale, i cili është me pasuri me të medhaja nëntoksore në Evropë dhe me gjërë, ose Veriu i Kosovës sipas vleresimeve ndërkombëtare e ka vlerën më të madhe se sa 2.5 hërë Serbia.





Pra, kjo është çështja, ky është qellimi çka don Serbia në dialog. Formimi i Asociacionit me kompetenca ekzektive është thembra e Akilit në dialog me Serbinë për të cilin angazhohet Vuçiç. Por Kurti iu përgjigj se nuk do të këtë Asiciacion një etnik dhe se në dialog nuk do të flitet për të. Reagimi i Vuçiqit ishte i mënjëhërshëm duke deklaruar haptas se nëse Kurti mendon se nuk do të flitet për Asiciacionin, atëherë nuk ka pse te vijë në Bruksel. Kjo është e qartë, këtu qëndron thelbi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo pra, nënkupton sipas Vuçiqit së nese nuk bisedohet për Asociacionin nuk ka dialog.





Mu për këtë arësye pushtetarët tanë, lideret e partive duhet ti lënë anash hasmeritë e tyre, inatet mes tyre dhe të bashkohen tokë më një qëndrim të fortë në dialog, sepse Kosova i ka të gjitha argumentet, adutet, faktet për ta mboshtë Serbinë në dialog në kërkesat e saja ekstreme ,aq më parë kur dihet se ata që e udhëhqein dialogun (Borell, Lajçak, etj.) nuk janë miqë të Kosovës e as që shtetet e tyre nuk e kanë njohtë pavarësinë e Kosovës.





Në fund Kosova ka nëvojë më të madhe për mbeshtetjën e mikut tonë strategjik SHBA-ve. Ajo duhte jo vetem ta mbeshtet dialogun por është e nevojshme të emerohet një autoritet kredibil i cili do të merrte pjesë drejtëpërdrejtë në dialog, sepse Kosova dhe çlirimi i sajë ishte projektë madheshtor i Amerikës e cila nuk duhet që të lejoj që diçka e keqe ti ndodhë Kosovës në këtë dialog.

Leave a Reply

Your email address will not be published.