Loading...

Friday, January 21, 2022

“Perla e Xhavit Halitit”/ Reagon ish-këshilltari i Albin Kurtit: Pse Zekë…?





Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti nuk po pajtohet me paditë Serbinë për gjenocid kundër shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar shumë reagime në Kosovë.
Edhe ish-këshilltari i Albin Kurtit, tash këshilltar për ekonomi i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Driton Tali ka reaguar ndaj kësaj deklarate.
Haliti tha se Kosova po mendon me bisedua me Serbinë, ndërsa me paditë për gjenocid ai e quan problem





Tali e pyet se “pse Zekë është problem?
Madje ai e quan perlë këtë deklaratë të Halitit.
Sipas Talit, nuk është problem me paditë Serbinë.





Postimi i plotë:
Perla e Xhavit Halitit:
“Ne po mendojmë me bisedu me Serbinë, edhe me padit për gjenocid, është problem”.
E pse kishe Zekë problem?!





Pasmi mujt me bisedu me Serbinë kur ajo na kërkonte Fusnotë, Gjykatë Speciale për krimet e UÇK-ës, Zajednicë, Ndarje…, e në vazhdimësi duke na e përsëritun “se nuk do ta njeh Kosovën”.
Zekë kurrfarë problemi s’paskan qenë ato, por problem tUkaka “edhe me padit Serbinë për gjenocid edhe me mendu me bisedu me te”?!
Shih ti?!!!





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *