Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Përlotet axha i familjes Ramadani: “Kjo derë u shua përgjithmonë”





Sali Ramadani, axha i katër anëtarëve të familjes që humbën jetën dje në aks,identin që ndodhi në koshare të Ferizajt, deklaroi i emocionuar se kjo familje u shua dhe se dera e shtëpisë së tyre është mbyllur përgjithmonë.

Për Klan Kosova ai po ashtu u shpreh se janë në bisedime për ta falur personin që e shkaktoi aksidentin, duke thënë se janë të interesuar për të bërë mirë dhe se ai nuk ka faj, siç tha që i ka vra,rë, por se as vikt,imat nuk kanë asnjë faj.

“Boll zor se e ka tranu familjen, se katër pula me i qit poshtë, e lërë më katër njerëz. Mirëpo ka ndodhur, çka të bëjmë”.

“Kemi bërë bisedime dhe ishalla bëhet mirë. Nuk jemi të interesuar t’i bëjmë keq se prej së keqes nuk ka asgjë të mirë. Mendojmë me bë mirë, kemi bërë bisedime. Ai zotëri s’ka faj që na ka mbyt, por edhe ne s’kemi faj, ndodhin këto gjëra”.

“S’ka më fëmijë të tjerë të kësaj familjeje. Kjo derë u mbyll”, deklaroi i përlotur Ramadani, transmeton Klan Kosova.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *