Loading...

Thursday, December 09, 2021

Perplasje mes Zemaj dhe Avdylit: A po i merr ka 5 mijë euro për operacion, jo 10 mijë euro





Armend Zemaj dhe Haxhi Avdyli janë përplasur në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi.Debati filloi kur Avdyli kritikoi Zemaj për specializimet që ndodhënë gjatë kohës sa Zemaj ishte ministër.Ai tha se do të ja shohim sherrin mbi 1 mijë e 500 specializimeve të dhëna.

Avdyli tha se këta specializantë mil dp të kenë mundësi të specializojnë se janë nga 20-30 në një dhomë.Rrenë është, rrenë e madhe”, iu përgjigj Zemaj.Por Avdyli reagoi duke thënë se kjo është e vërtetë.Por Zemaj u kundërpërgjigj duke i thënë Avdylit se ai ka dëshirë të jetë veç vet specialist, ndërsa e pyeti sa para merr për një operacion.

“Logjika jote është me qenë ti i vetmi specialist, me kriju monopol, me qenë i vetmi, me i shfrytëzu shërbimet, pacientët, qysh nuk po të vjen marre, marrja e Zotit, don me qenë i vetmi me i marrë 5 mijë euro për një operacion, ka sa po i merr për një operacion”, tha Zemaj.Avdyli reagoi duke thënë “10 mijë euro”.Ndërsa Zemaj i tha Avdylit, “a po e sheh se nuk do me qenë i dyti”.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *