Loading...

Sunday, December 05, 2021

Petkoviq – Gërvallës: I vetmi që e destabilizon rajonin është Albin Kurti

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka replikuar Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla e cila ka thënë se Aleksandër Vuçiq dhe Vladimir Putin paraqesin kërcënim për luftë në Ballkan.Petkoviq ka thënë se i vetmi person që e destabilizon rajonin është Albin Kurti.





“Donika Gërvalla, i vetmi i cili e destabilizon rajonin është Albin Kurti duke lobuar për Shqipërinë e Madhe, duke anashkaluar marrëveshjet e Brukselit, duke bërë armatosjen deri në dhëmbë të forcave speciale kundër qytetarëve të paarmatosur në veri të Kosovës”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, dje përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter, ka thënë se kërcënimet e Vuciqit dhe Putinit e bëjnë Iuftën një rrezik real për Ballkanin.





Gërvalla tha se Rusia dhe Serbia po e destabilizojnë Ballkanin në vazhdimësi dhe këtë ëështje duhet ta trajtojë qartë BE-ja dhe vendet anëtare të NATO-së.

Tutje, Gërvalla tha se për herë të parë që nga vitet 90’ta, ekziston rreziku real që kërcënimet e Putinit dhe Vuciqit të prodhojnë Iuftë në Ballkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *