Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Petkoviq: Tema e parë në dialog të mërkurën është Asociacioni, Kurti s’e kupton realitetin





Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq deklaroi sot se raundi i ri i dialogut teknik Kosovë-Serbi të mërkurën do të fillojë me temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.Petkoviq ka numëruar, duke theksuar se nesër bëhen 3,000 ditë nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit që parasheh formimin e Asociacionit.

“Sigurisht që do të jetë tema kryesore për ne. Ne gjithashtu do të flasim për të zhdukurit, sepse është çështje e rëndësishme që rëndon të dy palët dhe nuk është vetëm çështje politike por edhe çështje civilizimi”, tha Petkoviq në TV Happy.Sipas tij, një nga temat do të jetë edhe marrëveshja për lirinë e lëvizjes.





“Ju e dini që unë dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë jemi ndaluar ta vizitojmë provincën tonë jugore disa herë. Ne gjithashtu do të diskutojmë mbi sigurinë e serbëve, si dhe kthimin e personave të zhvendosur brenda vendit, e cila ishte tema e dialogut teknik vitin e kaluar”, tha Petkoviq.Ai tha se kryeministri i Kosovës nuk do t’i pranojë marrëveshjet e nënshkruara para tij mes dy palëve, duke thënë se ai nuk e kupton realitetin.





“Ai nuk e kupton kohën, nuk e kupton realitetin dhe rrethanat politike botërore dhe mohon gjithçka. Ai nuk do t’i pranojë marrëveshjet e nënshkruara sepse ato ishin nënshkruar nga përfaqësuesit e Prishtinës para tij. Sidoqoftë, ai duhet të kuptojë që historia nuk fillon me të, por ka detyrime që Prishtina i ndërmori në periudhën para tij dhe ajo që u negociua më parë, sot duhet të respektohet. Kjo është ajo që ne do të kërkojmë në Bruksel, zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara”, tha ai.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *