Loading...

Tuesday, November 30, 2021

Pfizer zbulon sekretin e Arben Vitisë

Vaksinat anti-Covid 19 që janë blerë nga Qeveria e Kosovës me anë të marrëveshjes më kompaninë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech, pritet të arrijnë në fund të muajit qershor.





Kështu kanë njoftuar nga kjo kompani në një përgjigjje për CBC-në, të cilët thonë se shpërndarja e kontigjenteve do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2021.Megjithatë Pfizer nuk ka dhënë detaje se në çfarë numri do të vijnë dozat e para, pasi sipas tyre këto informacione mbeten konfidenciale.





“Pfizer dhe BioNTech janë krenarë që furnizojnë qeverinë e Kosovës me doza të vaksinës BNT162b2 COVID-19 mRNA. Dorëzimi do të fillojë në fund të qershorit dhe do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2021, në përputhje me kushtet e marrëveshjes së furnizimit. Detajet specifike në marrëveshje, përfshirë oraret e dorëzimit, mbeten konfidenciale.”, thotë zyrtarja nga Pfizer, Francesca Russo.





Ndërkohë në një përgjigjje për televizionin, Ministria e Shëndetësisë, ka thënë se do ta informojnë publikun paraprakisht.Derisa theksojnë se kontigjentet e vaksinave si donacion nga BE-ja vijnë çdo javë në Kosovë.

“MSh do të njoftojë publikun paraprakisht për dozat e vaksinave që do të vijnë nga kontrata MSh-Pfizer. Përndryshe, kontigjente më të vogla të vaksinave nga asistenca e BE-së për Kosovën arrijnë në Kosovë çdo javë nga një kontigjent.”, thuhet në përgjigjjen e MSh-së.





Bazuar në Planin e Veprimit për vaksinimin e qytetarëve në masë me vaksinën kundër COVID-19 dhe në Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 (faza II), vaksinimi kundër COVID-19 po vazhdon me kategorinë e personave të moshës mbi 65 vjeçare, personat më sëmundje kronike, profesionistët shëndetësorë, mësimdhënësit dhe kategoritë e tjera të parapara në fazën e dytë të vaksinimit, përfshirë forcat e sigurisë, të ndërlidhura me menaxhimin e COVID-19.





Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje sërish qytetarëve që në qendrat e vaksinimit të paraqiten vetëm pasi të kenë marrë thirrjen apo njoftimin për vaksinim, sipas termineve të përcaktuara përmes platformës eKosova. (https://ekosova.rks-gov.net/)





Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit në komunën e tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë së cilës i përket:Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit osë ndonjë dokumenti valid;





Të sëmurët kronikë pa dallim moshe- përmes dëshmive shëndetësore;Forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë së Kosovës);

Personeli shëndetësor dhe mësimdhënësit-përmes kartës (ID) të punës ose dokumenti tjetër që konfirmon se punojnë në këta dy sektorë.Nëse të njëjtit nuk i paraqesin këto dokumente/dëshmi në qendrat e vaksinimit, nuk do të vaksinohen.Që nga 29 marsi, në Kosovë deri më tash janë dhënë mbi 138 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *