Loading...

Saturday, November 27, 2021

Pllana i reagon ashpër Vuçiqit pasi përmendi librin e tij si dëshmi e mundshme për krime të UÇK-së





Gazetari i luftës dhe publicisti, Nusret Pllana ka reaguar ashpër pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takimin me delegacionin e Kosovës në Bruksel përmendi edhe librin e tij, që mund të jetë edhe si dëshmi për “krimet” e UÇK-së ndaj serbëve.Pllana në një intervistë për Gazetën inFokus ka thënë se Vuçiq është një gënjeshtar dhe kriminel që duhet ti besohet vetëm në rast se thotë “zoti është një”.

“Ne kur të flasim për Vuçiqin duhet ta kuptojmë edhe shqiptarët edhe serbët edhe evropianët se Vuçiqi vetëm nëse thotë zoti është një duhet me i besuar, ai është një gënjeshtar është një kriminel me dokumenta që ka marrë pjesë në hierarkinë kryesore të policisë dhe ushtrisë serbe në fund luftën 98-99 jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnjë Hercegovinë”, ka thënë Pllana.Gazetari i luftës po ashtu ka thënë se presidenti serb e ka pranuar edhe publikisht se publikimi i librit të tij “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët“ i ka djegur”.





“Më një fjalë është një njeri që thjesht jeton me gënjeshtra dhe trillime. Ai e ka përmend ai është mundu me e përmend në kontekstin negativ arkivin e UÇK-së, mirëpo në këtë kontekst e ka përmend librin tim, libër i cili thjesht i ka djeg fort që e ka pranuar publikisht edhe në prezencë të mediave që ky libër është shpërndarë në të gjithë botën e kanë shpërndare shqiptarët. Në fakt e kanë shpërnda gurbetqarët e shkretë sepse institucionet tona kanë fjet që 22 vite dhe s’është punë me i qu prej gjumit, fatkeqësisht”, është shprehur Pllanë për infokus .

Ai po ashtu ka thënë se është mirë që libri i tij është përmendur në Burksel pasiqë ky libër është një akademi në vete.Mirëpo sipas tij nuk është logjike të përmendet për të kërkuar krime të UÇK-së që janë të trilluara e gënjeshtra.

“Kështu që ai kërkon dicka që realisht edhe nuk ka kurrfarë logjike, ai kërkon me i shpalos arkivat e UÇK-së duke pretenduar që në ato arkiva mund të shpalosen dhe të gjenden sigurisht gjen dicka edhe për “krimet” e UÇK-së e që janë gënjeshtra të kulluara kur dihet nga e gjithë bota e të e edhe zogjtë e malit e dinë, krimet që kanë qenë në gjithë botën se krimet në Kosovë i ka kryer Serbia.





Realisht është mirë që e ka përmend librin sepse ai libër është po them që është institucion në vete ju e dini, kushitimisht po e them është një akademi në vete. Një punë që se kanë kryer Akademia e Shkencave të Kosovës edhe ajo e Shqipërisë për fat të keq e kemi bërë ne profesorë akademikë e intelektualë që hiq më pak se 20 kanë qenë vetëm në Këshillin redaksional të këtij libri”, përfundon ai.

Kujtojmë se në takimin e parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, Vuçiq kërkoi hapjen e arkivave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me pretendimin se aty mund të ketë dëshmi edhe për krimet që sipas tij ka kryer UÇK-ja.Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përmend UÇK-në në kontekst të kërkesës së tyre që e kanë për autoritet e Kosovës për siç thotë ai hapjen e arkivave të gueriles kosovare.

“Ne po kërkojmë të dhënat se ku ndodhen varrezat masive me civil e ushtarë serbë por neve na kanë thënë se kjo arkiv nuk ekziston. Ne kemi gjetur dëshmi se kjo arkiv ekziston. Mund ta gjeni këtë në librin që flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve, një libër që ata e kanë shpërndarë në krejt botën.” tha Vuçiq të mërkurën në konferencë për media.

“Autor është Nusret Pllana. Ai deklaron se materialin e shfrytëzuar për përmbajtjen e këtij libri e ka marrë nga depoja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por ata tani na sigurojnë se jo që nuk ka depo por as arkiva s’ka ekzistuar. Natyrisht që kjo bëhet për mos t’i rënë në gjurmë krimeve të të ashtuquajturës UÇK”, ka thënë Vuçiq./Gazeta inFokus/





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *