Loading...

Wednesday, December 08, 2021

“Po Të Mos E Ndalonte Angela Merkel, Ky Ishte Plani I Hashim Thaҫit Për Kosovën”

Profesori dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’, ka përmendur të arriturat e bisedimeve dhjetëvjeҫare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Duke u lidhur me situatën aktuale në vend, Maxharraj thotë se dialogu i deritanishëm nuk pasur ndonjë rezultat të theksuar. Madje thotë, se janë bërë edhe disa marrëveshje që binin në kundërshtim me sovr.ani.tetin dhe inte.gritetin e Kosovës.





“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdoi për dhjetë vite pa ndonjë rezultat të theksuar. Gjatë dialogut dhjetë vjeҫar u nxorën shumë marrëveshje, paҫavra të pavlera që nuk zbatohen hiq, e sidomos nga Serbia sepse ajo priste diçka tjetër, priste të nxlrrte një copë më të madhe nga Kosova. Kështu në kaz.anin e dialogut u zinë e u përzinë shumë marrëveshje në të shumtën e rasteve sipas mëlmesave të Serbisë.





Në dialog pos marrëveshjeve paçavra u bën edhe disa marrëveshje të cilat binin ndeshë me sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Dialog, pra pati edhe err.ësirat e veta ku diskutohej për nda.rjen e Kosovës të cilën gjë kryedialoguesi i Kosovës, Hashim Thaçi jo vetëm nuk e kundërshtonte por edhe e përkrahte,bile edhe lo.bonte për ndarjen e Kosovës, por sikur këtë të mos e ndalonte Kancelarja Angela Merkel ndoshta sot dialogu do të ishte i përfunduar me ndarjen e Kosovës, respektivisht duke ia dhënë veriun Serbisë i cili kishte vlerën 2,5 herë sa krejtë Serbia, e praruar në argjendë e arë dhe me min.erale tjera të çmuara në sasira aq të mëdha sa do t’i mjaftonin Kosovës për shfrytëzim për gjashtë shekuj”, thekson Maxharraj.





Sipas tij, këtu ishte interesi stra.tegjik i Serbisë për ta marrë veriun, por falë zotit dhe zonjës Merkel ky plan serbo-rus dështoi.

Profesor Maxharraj thotë poashtu se gjatë dialogut u nxorën edhe aso marrëveshje të dëmshme për Kosovën siç është Asociacioni i komunave me shumicë serbe me autor Thaçi-Mustafa të arritur në vitin 2013 dhe 2015.





“Kështu pra gjatë dialogut dhjetëvjeçar u nënshkruan shumë marrëveshje mbi 45 sosh të cilat as 10% të tyre nuk zbatohen e sidomos këto, anipse i ka nënshkruar, nuk i konvenonin Serbisë. Kështu, pra sipas këtyre marrëveshjeve Kosova ishte hum.bësja kryesore sepse nuk mund të zgjeronte sovr.ani.tetin në tërë te.rri.to.rin e vetë, e sidomos në veri ku kontrollin e kishte Serbia”, vlerëson ai për ‘Bota sot’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *