Loading...

Saturday, November 27, 2021

Policia iu drejtohet mërgimtarëve: Mos parkoni në errësirë dhe mos lini çanta në veturë





Policia e Kosovës ka nisur projektin ‘’Vera është e bukur , por…kujdes’’, ku ka shpërdarë disa fletushka sensibilizuese me disa porosi.Porositë lidhen me parandalimin e vjedhjes nga vetura, kujdesi për veturën, kujdesi ndaj çantës, parandalimin e aksidenteve ne komunikacion, mos përdorimi i telefoniot gjatë ngasjes, mos përdorimi i Facebook-ut gjatë ngasjes.





Kujdesin ndaj zjarreve, festo pa armë, sjellja e qytetarëve në dasma e ahengje të ndryshme etj.Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve, me synim parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion.





Aktiviteti u mbajt në rrugën ‘Ahmet Kaçiku ‘’, afër qendrës ‘’Village & Shoping ‘’ në Ferizaj. Kësisoj, për disa ditë, pritet të shpërndahen fletushka edhe në komunat e tjera të Kosovës.Sipas Policinë, tani që pritet të ketë më shumë qarkullim të shtuar të automjetve në rrugë, aktiviteti i policisë, pas fushatës sënsibilizuese do të vazhdojë me masa të shtuara të policisë , me masa ndëshkuese deri ne fund të shtatorit.





Ata thonë se ishte kjo edhe një përpjekje e policisë, që të zgjojnë vëmendjen e qytetarëve që të shtojnë kujdesin e tyre, ndaj dukurive negative.Ndryshe, duhet theksuar se janë të shpeshta rastet kur veturat e mërgimtarëve kanë qenë cak i hajdutëve ku janë vjedhur gjëra me vlerë.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *