Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Prezantohen si policë, arrestohen në Bazel një shqiptar dhe një turk





Disa ditë më parë janë arrestuar dy persona, meshkuj, që paraqiteshin si policë të rremë, shkruan Polizeinews.ch.Hetimet e mëparshme nga departamenti i hetimit penal të zyrës së prokurorit publik kanë zbuluar se një grua 91-vjeçare ishte thirrur nga një “grua police” e cila i kishte thënë asaj se ishte arrestuar një rumun.

“Për këtë arsye policia duhet të kontrollojë kartën e saj bankare sepse ekziston dyshimi se është keqpërdorur”, transmeton albinfo.ch. Si rezultat, një “polic” ka shkaur në shtëpinë e pensionistes dhe i ka marrë asaj kartën e bankës.Me rastin e hetimeve, pjesëtarët e policisë kriminale kanë zbuluar dy persona me sjellje të dyshimta, të cilët i ka ka kontrolluar. Doli që njëri prej të dyve kishte me vete kartën e kreditit të 91-vjeçares. Megjithatë, ata nuk kishin qenë në gjendje të merrnin para me atë kartelë.

Departamenti i hetimit penal i zyrës së prokurorit publik tani po sqaron nëse personat e arrestuar janë përgjegjës edhe për vepra të tjera të ngjashme, përcjell albinfo.ch.Të dy personat, një turk 18 vjeç dhe një shqiptar 22 vjeç, janë sjellë në gjykatën e masave të detyrueshme, e cila ka urdhëruar paraburgimin për ta.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *