Loading...

Sunday, January 16, 2022

Propaganda e ashpër e Rusisë kundër ushtrisë së Kosovës dhe vendeve perëndimore

Rusia zyrtare tash e një kohë të gjatë ka nisur një propagandë të ashpër kundër shtetit të Kosovës, e gjithashtu edhe kundër ushtrisë dhe po propagandon lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.





Këtë e reflekton edhe deklarimi i zëvendës-shefit të diplomacisë rusë, Alexandar Grushko i cili tha se shtetet e Perëndimit po e inkurajojnë Kosovën për sabotimin e marrëveshjeve të arritura.Propaganda e diplomatit rus shkon edhe më tutje derisa kundërshton formimin e ushtrisë të Kosovës duke i quajtur përpjekje të rrezikshme nga vendet perëndimore mbështetjen për ushtrinë e Kosovës.





“Ne besojmë se të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në lidhje me normalizimin e situatës, përfshirë ato që lidhen me çështje ushtarake, duhet të respektohen. Ne shohim se Rezoluta 1244 po gërryhet në këtë segmend dhe ne i konsiderojmë përpjekje shumë të rrezikshme nga vendet perëndimore për të formuar të ashtuquajturën Ushtri të Kosovës në vend të forcave të Sigurisë, funksioni i të cilave specifikohet në atë rezolutë”, tha ai për Sputnik.Më tutje, Grushko vazhdon të propagandojë duke e quajtur Ushtrinë e Kosovës si faktor destabilizues.





“Ajo është gjithashtu një nxitje për të sabotuar të gjitha marrëveshjet e arritura më parë, duke përfshirë marrëveshjen e Brukselit, formimin e Asociacionit dhe gjithçka tjetër që supozohej të bënte jetën e njerëzve më të lehtë dhe të garantonte siguri”, tha ai.Ai tha se Serbia dhe Rusia janë bashkë kur bëhet fjalë për vlerësimin e proceseve gjeopolitike në botë dhe se miqësia e këtyre dy vendeve nuk drejtohet prej askujt.





Për takimin me Vucic ai tha se: “Nuk ka sekrete, bisedimet u zhvilluan në një atmosferë të mirë, të hapur, ka afërsi për një numër çështjesh rajonale, ne jemmi të bashkuar kur bëhet fjalë për vlerësimin e proceseve gjeopolitike në botë”.Gjatë vizitës së tij në Beograd, Grushko u takua jo vetëm me Presidentin Aleksandar Vucic, por edhe me Kryetarin e Parlamentit Ivica Dacic Patriarkun Porfiri dhe Ministrin e Jashtëm serb Nikola Selakovic.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *