Loading...

Saturday, January 29, 2022

Pse Ambasadori Amerikan Kosnett po i thotë këto fjalë kundër Kosovës?

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se Kosova ka detyrim që ta foromojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai tha se historia nuk ka nisur në ditën kur u formua Qeveria e Albin Kurtit, transmeton Gazeta Express.





“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua Qeveria e Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin t’i respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më parë… Unë e di që disa njerëz kanë thënë që ne kemi bërë mjaft kompromise, i takon dikujt tjetër të bëjë kompromis. Nuk është një mënyrë shumë produktive për të ecur përpara”, ka deklaruar Kosnett për Radio Kontakt Plus.





Diplomati amerikan beson se nuk do të ketë shumë hapësirë ​​për përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse të dy palët nuk janë të gatshme për kompromis.“Administrata Biden studioi me kujdes marrëveshjen e Washingtonit të nënshkruar nga Vuçiq dhe Hoti në Shtëpinë e Bardhë dhe arriti në përfundimin se këto janë gjëra që duam t’i shohim palët të vazhdojnë t’i përmbushin.





Ato pika rrisin tregtinë, investimet, shtojnë përpjekjet në luftën kundër terrorizmit… Ne presim që njerëzit të mos thonë, mirë, plani i Ahtisaarit nuk do të thotë asgjë më, sepse ka pasur një ndryshim në qeveri”, deklaroi Kosnett.“Unë nuk jam ambasador në Serbi. Unë do t’i lë të tjerët të flasin për këtë. Mendoj se ar miku më i madh i Kosovës është vetëkënaqësia. Çfarë dua të them me këtë? Gjatë njëzet viteve të fundit, një situatë ka lindur në Kosovë ku njerëzit janë mësuar shumë me komunitetin ndërkombëtar që hedh shumë para në vend, duke ndihmuar popullin e Kosovës për t’i zgjidhur problemet e tyre.





Sa herë që ndodh një kri zë, anëtarët e Quintit, KFOR-i ose BE-ja janë atje për t’ua mbajtur duart njerëzve dhe për t’i ndihmuar ata në momente të tilla. Nuk do të zgjasë përgjithmonë. Kosova është bërë shumë e varur, me disa që thonë se deri në 30% e ekonomisë së saj bazohet në të hyrat nga diaspora. Nuk do të vonojë shumë. Dhe unë them që sepse në SHBA kemi shumë përvojë me komunitetet e emigrantëve që vendosen në SHBA. Modeli është gjithmonë i njëjtë. Brezi i parë do të dërgojë shumë para në shtëpi, gjenerata e dytë jo. Unë mendoj se kjo është gjithashtu e vërtetë për diasporën e Kosovës në të gjithë Evropën”, tha Kosnett.





Leave a Reply

Your email address will not be published.