Loading...

Sunday, December 05, 2021

Pse është tmerruar Edi Rama, ka hallin e fatit të tij apo të ministrave të korruptuar?! Heshtja dhe një mesazh që paralajmëron tërmet

Ndryshe nga Ilir Meta, i cili nuk e fshehu tmerrin dhe makthin e tij, duke shpërthyer kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe marrë në mbrojtje aleatin e tij, Edi Rama heshti për disa ditë me radhë për një nga ngjarjet më historike të viteve të fundit.Bëhet fjalë për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të futur në listën e zezë Sali Berishën dhe Familjen e tij, për korrupsion madhor në bashkëpunim me aletin Ilir Meta, përdorimin e pushtetit për t’u pasurua dhe pengimin e drejtësisë për të hetuar aferat korruptive.

Shpallja e Berishës ‘non grata’ tronditi kupolën politike të Tiranës dhe opozitën shqiptare, trazoi opinionin publik dhe pushtoi mediat ndërkombëtare, ndërsa Edi Rama luajti rolin e budallait, sikur nuk kishte ndodhur asgjë.Edi Rama që ka reaguar edhe pas çdo gafe apo lapsusi të Lulzim Bashës, heshti për vendimin amerikan për ndëshkimin e rëndë të Sali Berishës, vendim i cili nuk ka dyshime se do të mbetet në histori.Pas një javë heshtje për tërmetin amerikan që tronditi Sali Berishën, Ilir Metën dhe familjes e tyre biologjike dhe atë të korrupsionit, Edi Rama mbajti një qëndrim injorues dhe shpërfillës, madje u përpoq që ta banalizonte dhe relativizonte ngjarjen.

Rama habiti shumëkënd kur e quajti vendimin amerikan për shpalljen ‘non grata’ të Berishës një telenovelë. Kryeministri krahasoi me një telenovelë banale një vendim që është konsideruar si një hap për t’i dhënë fund tranzicionit në Shqipëri dhe kupolës politike mafioze të Tiranës. Rama tha se “Jam 100 për qind i fokusuar tek punët, s’e kemi ndaluar asnjë ditë gjate dhe pas fushatës, sepse s’ka kohë për pushim dhe nga ana tjetër jam shumë i vendosur të çelim një rrugë të re në aspektin ekonomik dhe për këtë arsye të shmangim të gjitha ato aspekte që e kanë kthyer jetën politike të vendi në një telenovelë rraskapitëse për vendin”.

Ambasada amerikane në Tiranë, DASH, Brukseli, mediat ndërkombëtare, analistë, gazetarë, , shoqëria civile, opinioni publik dhe çdo faktor kombëtar dhe ndërkombëtar e kanë konsideruar si një akt historik, serioz dhe më synime të qarta vendimin e SHBA për të futur Berishën dhe Familjen e tij në listën e zezë, ndërsa Edi Rama e konsideron si telenovelë.Qëndrimi i Edi Ramës nuk është një gafë, as një naivitet, por një mesazh i qartë për atë që Edi Rama pret në të ardhmen. Dy janë arsyet që fshihen pas qëndrimit të Ramës.

Së pari, Edi Rama mund të jetë në dijeni se disa ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të tij, janë futur në listën e zezë për korrupsion madhor dhe pastrim parash. Në këtë mënyrë Rama po përpiqet që të injorojë përfshirjen e Sali Berishës në litën e zezë, për të mbajtur të njëjtin qëndrim kur të shpallen ‘non grata’ bashkëpunëtorët e tij në korrupsion.

Tom Doshi dhe Vangjush Dako nuk janë të vetmit bashkëpunëtorë të Edi Rama, të cilët janë përfshirë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në rrethet diplomatike, flitet se rreth 200 zyrtarë dhe biznesmenë të korruptuar, të lidhur me Edi Ramën, janë në listën e zezë, ndonëse emrat e tyre nuk janë bërë publike ende nga DASH.

Së dyti, Edi Rama parashikon se edhe ai një ditë do të ketë fatin e Sali Berishës, pas largimit nga pushteti. Gjatë këtyre tetë viteve në pushtet, Edi Rama ka thyer çdo rekord korrupsioni dhe plaçkitje. Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e fundit për zhvillimet në Shqipëri, thotë se korrupsioni është shtrirë në çdo degë të qeverisjes së Edi Ramës.

Për herë të parë, DASH ka dhënë alarmin se korrupsioni nën drejtimin e Edi Ramës tashmë është kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Nga Brukseli ka raporte po aq shqetësuese, ku Shqipëria është përfshirë në zonën e rrezikut, sa i takon pastrimit të parave të pista nga drejtorët, ministrat dhe kryebashkiakët e Edi Ramës, shkruan Pamfleti. Në raportet ndërkombëtare për korrupsionin, Shqipëria nën qeverisjen e Edi Ramës listohet si vendi më i korruptuar në Evropë dhe ndër më të korruptuarat në botë. Në këto rrethana, SHBA ka për Edi Ramën dosje po aq të zeza sa për Berishën dhe Ilir Metën. Dita kur pushteti aktual të goditet si pushteti korruptiv dhe mafioz i para vitit 2013, nuk do jetë e largët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *