Loading...

Wednesday, December 01, 2021

Pse Policia i ka vetëm 7 radarë?

Policia e Kosovës kontrollon kush po shkel rregullat e trafikut në aspektin e shpejtësisë me vetëm shtatë radarë.Kështu ka thënë në një interviste në “Kallxo Përnime”, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.Por pyetjes së KALLXO.com se a janë realisht vetëm 7 radarë në njësitet e trafikut në Policinë e Kosovës, drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti, vendosi t’i përgjigjej pa detaje të sakta.Mehmeti në një konferencë të organizuar gjatë ditës së sotme e dedikuar për sigurinë në trafikun rrugor tha se orientimi i Policisë në të ardhmen është ta monitorojë trafikun në mënyrë të digjitalizuar.





“Natyrisht se ne gjithmonë kemi nevojë për pajisje teknike shtesë, në këtë kontekst aktualisht janë në procedurë blerja e pajisjeve digjitale për çka unë po flas. Blerja e pajisjeve nuk nënkupton vetëm radarë, nënkupton edhe një mori pajisjesh tjera që instalohen në automjet, senzorë, kamera, data baza, programe që mundësojnë që ne me kontrollu më lehtë trafikun dhe me pasë mundësi me qenë ma objektiv me qytetarët”, tha Samedin Mehmeti para gazetarëve.Madje Mehmeti vendosi të mos përgjigjej saktë as në pyetjen e KALLXO.com nëse shtatë radarë mjaftojnë për të mbikëqyrur gjithë territorin e Kosovës në aspektin e trafikut.





Ai përgjithësoi përgjigjen duke thënë se pajisjet që ka Policia e Kosovës nuk mjaftojnë por janë në procedurë të blerjes.“Në momente të caktuara munden me qenë numër më i vogël apo më i madh sepse ato duhet me u kalibru, duhet me u servisu, nuk mjaftojnë mjetet teknike që kemi, strategjia është konkrete ju thash që jemi në proces të blerjes. Tash procesi i blerjes normalisht kish qenë ma mirë e ma lehtë me zgjat ma shkurt por janë procedurat që duhet me i ndjek”, shtoi ai.Sipas drejtorit të Policisë, qytetarët janë në dijeni se ku ka pika kontrolli dhe se qëllimi i Policisë nuk është të shqiptojnë dënime por të parandalojnë aksidentet.





Mehmeti dha detaje edhe për aksidentin i cili ndodhi në magjistralen Ferizaj- Shtime.“180 metra prej pikës së kontrollit ku ka qenë policia duke kontrollu shpejtësinë ka ndodh aksidenti, çka nënkupton kjo, sigurisht që vozitësi e ka ditë që policët janë në atë pikë kontrolli në momentin kur e ka kalu pikën e kontrollit ka marrë shpejtësi të madhe dhe e ka shkaktu aksidentin”, tregoi Mehmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *