Loading...

Thursday, December 09, 2021

Qeveria e Kosovës ndanë 40 mijë euro për familjen Sadrija nga Ujzi i Gjakovës që ditë më parë humbi dy fëmijë shkaku i zjarrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot familjen Sadrija në fshatin Ujz të Gjakovës, të cilët humbën familjarët pasi zjarri kishte kapluar shtëpinë e tyre.Këtë e konfirmoi departamenti për media brenda zyrës së kryeministrit në një komunikatë dërguar mediave.Tutje, në komunikatë thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndajë 40 mijë euro për familjen Sadrija.





Më poshtë edhe komunikata e plotë.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Sadrija, në fshatin Ujz të Gjakovës, të cilët kanë humbur dy fëmijët, pasi zjarri kishte kapluar shtëpinë e tyre, derisa ata ishin në gjumë.Kryeministri Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve dhe i inkurajoi që të gjejnë forcë për ta përballuar dhimbjen për vdekjet e rënda të fëmijëve të tyre, të moshës 12 dhe 13 vjeçar.





Ai tha se bashkëndjen me familjarët dhe se institucionet e Kosovës do t’ju qëndrojnë afër. Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndajë 40 mijë euro ndihmë për familjen Sadrija.Familjarët e falënderuan kryeministrin për vizitën dhe për kujdesin e treguar nga Qeveria e Kosovës.​

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *