Loading...

Tuesday, November 30, 2021

‘Qeverisje me skandale, punësime familjare, pa vizion, anti-UÇK’ – Gjoshi flet për 100-ditëshin e Qeverisë Kurti

Qeveri me përplot skandale, pa vullnet, pa vizion, pa profesionalizëm, anti-UÇK e anti-liri etj, kështu e vlerëson 100 ditëshin e punës së Qeverisë Kurti II sekretari i Përgjithshëm i PDK’së, Betim Gjoshi. Ai në një intervistë për Periskopin numëron në detaje dështimet dhe të paarriturat e tyre përgjatë kësaj periudhe.Gjoshi përmend vonesën e programit qeverisës dhe përmbajtjen e mangët të tij, pastaj dëmet e shkaktuara të vendit për shkak të vendimeve jo të duhura.





‘’‘Qeverisja e Kurtit në këto 100 ditë jo vetëm që ka zhgënjyer qytetarë në përgjithësi dhe votuesit e saj por i ka tejkalu aspektet negative edhe të kritikëve. Për këto 100 ditë, kjo Qeveri ka treguar se ju mungon ndjeshmëria ndaj këtyre qytetarëve. Fillimisht kemi pasë një vonesë të gjatë të një programi përkundër si parit opozitare ish dashtë ta ketë të gatshëm një vision, kemi pa mungesë të vizionit. Programi i miratuar e vonesë i ka ngja më shumë një hatimi apo një eseje të një nxënësi i shkollave të mesme se sa ka qenë një program i mirëfilltë që ka ofru një zhvillim ekonomik e aq më pak një trajtim të pandemisë’’, ka thënë Gjoshi për Periskopin.





Ai tutje ka theksuar mos përkushtimin në rimëkëmbjen ekonomike, borxhin e lartë të serbëve në veri, si dhe darkat e drekat me qeveritarë serbë pa ndonjë plan konkret.

‘’ Në këto 100 ditë nuk kemi pa asnjë masë që kjo qeveri ka marrë për ta ndihmuar ekonominë e cila ka qenë e dëmtuar edhe nga vendimet politike të qeverisë Kurti edhe Hoti, por edhe të kësaj qeverie. Këto ishin ditët që nënse e llogarisim me ditë, Qeveria që për kaq ditë ka prodhuar më së shumti skandale edhe lajme negative edhe në aspektin e brendshëm dhe negativ. Kemi pa që brenda kësaj periudhe, kjo qeveri ka paguar miliona euro për veriun, ka zvogëluar pensionet dhe shtesat tjera për punëtorët shëndetësorë etj.





E kemi pa këtë qeveri po ashtu në periudhë të shkurtër nëpër darka e dreka, herë me Brnabiqin e herë me Vuçiqin, pa njëë plan konkret, vision e vendimmarrje të Kuvendit të Kosovës, pork a qenë komplet në agjendë të Serbisë’’, thekson sekretari i PDK’së.E Gjoshi përmend edhe situatën me pandeminë e mungesën e vaksinave, e pa lënë anazh edhe punësime familjare dhe partiake të Qeverisë Kurti.





‘’Edhe sot kur po flasim, kjo qeveri nuk ka arritur të sigurojë vaksina me kontratë, por ende është duke shërbyer me vaksina minimale që ka marrë si donacion. Ende nuk po zbatohet ligji për pako ekonomike për ndihmë bizneseve. Krejt çka kemi pa është që kjo qeveri për 100 ditë i ka kapë të gjitha institucionet, të gjitha ndërmarrjet publike, ka filluar që të tentojë të bëjë presion pra dhe të ndikojë edhe në organet e pavarura.





Ka shfaqë tendenca autokratike në vazhdimësi. Mandje kjo qeveri do të mbahet ende gjatë për punësime familjare, ka filluar të rehatojë motra të deutetëve, nipa, në disa borde të fusë edhe nga dy familjarë’’.Gjoshi mendon se Qeveria Kurti ka mungesë të kapaciteteve profesionale.





‘’Kjo qeveri në asnjërën nga fushat për këto 100 ditë nuk ka treguar një qasje konrekte rreth zhvillimit. Ende kjo qeveri nuk është e strukturuar në bazë të ministrive që janë themeluar dhe ka një kaos total në administratë. Edhe në aspektin ndërkombëtar kemi pa një vazhdim të konfrontimit të tillë me miqtë tanë ndërsa kemi pasë një ulje në dialog me ndërmjetësimin e Borellit e Lajçakut, të dy që vijnë nga shtete që s’e njohin Kosovën dhe të dy persona që mbajnë qëndrim jo miqësor ndaj Kosovës, ndërsa një tendencë për të ashpërsuar marrëdhëniet me SHBA’të’’.Betim Gjoshi ka kritika edhe në rrafshin e brendshëm ndaj kësaj qeverie.





‘’ Në rrafshin e brendshëm, kemi pa se në mes të Prishtinës është mbajtur një liturgji pranë Kishës ilegale serbe. Kemi pa disa reagime për çdo keqardhje të ministrës së Jashtme ku gabon edhe flamujt, flet me një gjuhë siç flasin qeveritarët serbë para këshillit të sigurimit. Është qeveria anti-UCK, anti-Liri që e ka pasë Kosova për herë të parë, kemi pa duke tentuar të kontrabandojë vota e të bëjë pazare të liga për ta zgjedhur presidenten e vendit. Për 100 ditë, mund t’i numëroj me qindar skandaloze të kësja qeverie pore m shumë dëshirë si qytetar I Kosovës iu kisha gëzu ndonjë vendimi apo qëndrimi të mirë, por deri sot ju ka mungu’’.





Sikurse edhe një pjesë tjetër e opozitës, edhe nga PDK mendojnë se Qeveria Kurti shpejt mund të shkarkohet.Duke pa mungesën e vizionit, e ekipit dhe kualitetit të kësaj qeverie, mund ta presim edhe shkarkimin. Gjithsesi ne si opozitë do ta mbikëqyrim punën e kësja qeverie, do ta mbrojmë interesin e qytetarëve, por ajo çka vlerësojmë në këto 100 ditë është se ka pak shpresa që të bëjë diçka të mirë, jemi shteti me së paku vaksina, më i izoluari dhe me ekonomi të dobët. Si qeveri nuk ka arritur ta dërgojë asnjë ligj në procedurë në Kuvend të Kosovës, ndërkohë që ne si opozitë vetëm gjatë kësaj pjese kemi dërgu dy ligje, për TVSH dhe nivelizimin e çmimeve të barnave. Ka mungesë totale të profesionalizmit. Më shumë Kurti e ekipi i tij po mendojnë që janë ende në opozitë’’.





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *